Nga Gazeta ‘Si’- Shtëpia muze e Gjergj Fishtës në Lezhë do të kthehet në rezidencë për shkrimtarët dhe poetët.
Kjo qendër e re kulturore do jetë një hapësirë për programe artistike e letrare, ekspozita, sesione krijuese dhe aktivitete kulturore.
Shtëpia ku lindi poeti kombëtar, do të presë në ambientet e saj krijues te letërsisë jo vetëm nga Shqipëria por dhe nga Europa.






“Sot jemi dëshmitarë të kësaj hapësire inovatore që do i shërbejë kulturës të këtij rajoni por dhe autorëve të rinj shqiptarë që mund ta kenë atë si një rezidencë ku mund të frymëzohen dhe të shkruajnë krijimet e tyre në rrugën e bukur të shkrimit shqip të nisur nga Fishta e nga rilindasit tanë.
Më vonë kjo hapësirë do mbushet dhe do ketë një stendë me botimet ‘Fishta’, botimet franceskane që kanë nxjerrë në pah xhevahire të reja të veprës së Fishtës”, tha Alda Bardhyli, drejtuese e Qendrës Kombëtare të Librit.
Kjo godinë e cila mban statusin monument kulture, është vendi ku poeti i madh kaloi periudhën e hershme të jetës së tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.