Media Galeri

‘Shtëpia’ e arinjve polarë në ishullin e pabanuar në Siberi

Ai në ishullin Kolyuchin, dega ekstreme siberiane me Alaskën në horizont, ishte një stacion meteorologjik dikur. I ndërtuar nga Rusia sovjetike në lagjen autonome të Chukotka-s, u mbyll në vitin 1992.

Prej andej sot, mbërrin një buletin metereologjik i motit i kohëve tona: arinjtë polarë strehohen në shtëpitë e fshatit të pabanuara përreth stacionit, fuçi nafte shtrihen aty-këtu dhe nuk ka flokë bore.

Kështu, duke parë nga dyert dhe dritaret si në një version apokaliptik, arinjtë polarë iu shfaqën fotografit amator, Dmitry Kokh “muaj më parë dhe kurrë nuk pushova së shikuari ata në ëndrra”.

Në gusht 2021, Kokh niset me një jaht të vogël në një ekspeditë drejt veriut që është planifikuar për më shumë se dy vjet.

Qëllimi është fotografimi i arinjve polarë, “të pakapshëm dhe misteriozë. I kisha takuar më parë, por nuk kisha bërë kurrë foto të mira. Ishte sikur i shmangeshin aparatit”.

Jahti shkon në veri-lindje, drejt ishullit Wrangel. I largët, i paarritshëm për njerëzit, është ideal për nënat që lindin dhe ushqejnë me gji të vegjlit e tyre.

Ekspedita shkon përgjatë Rusisë Arktike për dy mijë kilometra, “një kontinent paralel: peizazhi po ndryshonte vazhdimisht, plazhe dhe shkëmbinj me diell, thellësi dhe qindra lloje zogjsh, balena vrasëse, arinj të murrmë . Një det plot jetë”.

Deti Chukchi, i cili është pjesë e Oqeanit Arktik, ndan Rusinë nga Alaska. Pika më lindore e Rusisë dhe e gjithë kontinentit aziatik, Kepi Dezhnjev, është një shenjë për Kokh dhe bashkëpunëtorët e tij, “se ka diçka të çuditshme në klimë. Fillojmë atje për të takuar blloqe akulli, nuk i prisnim shumë më në veri”.

Pastaj nis një stuhi, e cila e detyron jahtin të afrohet me Kolyuchin. Nuk është e sigurt të ankorohet as atje. Dikush nxjerr një palë dylbi dhe i drejton në ishull.

Dhe këtu, janë arinjtë. “Ata qëndruan atje, sepse prej disa sezonesh në verë, blloqet e akullit që përdorin si gomone, nuk e dimë pse, qëndrojnë afër bregut dhe notojnë në veri”, – shpjegon Kokh.

“I filmova arinjtë me një dron të vogël të zhurmshëm. Kam përdorur disa truke që reduktojnë zhurmën, për të mos i trembur ata”.

Fotot risjellin një jetë vizatimore: nënat me këlyshë qëndrojnë larg tyre, por “arinjtë meshkuj dhe të rinj, eksplorojnë vazhdimisht shtëpitë, sepse janë shumë kureshtarë. Dukej sikur po ua merrnim hapësirën, një hapësirë ​​që ne njerëzit ua kishim vjedhur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë