Dy BMV, letra e Fidel Kastros dhe shtëpia që Diego Maradona u dhuroi prindërve janë në listën e gjatë të të mirave materiale që do të dalin në ankand më 19 dhjetor. Të ardhurat do të shkojnë për 5 fëmijët e Maradonës, Diego Junior, Dalma, Xhanina, Jana dhe Dieguito Fernando, të cilët kanë vendosur ta organizojnë këtë ankand për shitjen e pronave të ish-kampionit argjentinas.
Në listë janë përfshirë edhe paketa aksionesh, një apartament në Mar de Plata dhe sende të tjera personale të “Pibe de Oro”. Janë përjashtuar nga ankandi fanellat e dhuruara nga futbollistët e tjerë në fiuneralin e argjentinasit.

Gjykatësja Susana Tedesko ka dhënë “ok”-in pas kërkesës së fëmijëve për këtë ankand, që do të organizohet nga “Adrian Mercado”, një agjenci në kryeqytyetin argjentinas dhe do të jetë ndërkombëtar nëpërmjet streaming.
Shtëpia e dhuruar për prindërit nga Maradona është vlerësuar 900 mijë dollarë, kurse apartamenti 65 mijë dollarë. Një nga dy BMV-të ka firmën e Diegos dhe do të dalë në ankand për shumën fillestare të 165.000 dollarëve.
Në ankand do të shiten edhe piktura, fanella të Maradonës, këpucë, një kitarë, kravata dhe kapele. Afati i pranimit të ofertave është deri më 15 nëntor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



