Shtegu ndërkombëtar i turizmit malor në rajonin ndërkufitar midis Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës është shpallur fitues i “Projektit më të mirë evropian të turizmit” për vitin 2022 nga “British Guild of Travel Writers”. Sipas ministrjes së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ky shteg përbëhet nga 6 parqe kombëtare dhe një total prej 495 km shtigjesh.




“High Scardus Trail shtrihet përmes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ku përveç panoramës fantastike, e tillë është edhe mikpritja e banorëve vendas për miqtë dhe këdo që përshkon këtë shteg”, tha Kumbaro.
Ky shteg tashmë është kthyer në destinacion turistik, pasi aty ndërthuren bukuritë natyrore me natyrën e egër malore e ku turistët kanë mundësi eksplorimi.
High Scardus Trail është shtegu më i gjatë në të gjithë Ballkanin, i cili kalon nëpër tre shtete dhe rajoni i Dibrës është një nga polet më të rëndësishme të tij. Ky shteg është një shtrirje e Via Dinarica që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut përgjatë kufirit të tyre të përbashkët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




