Dita e parë e shtatorit do të nisë me mot të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Sipas të dhënave nga shërbimet meteorologjike, dita e sotme do të karakterizohet nga kthjellime të shumta dhe temperatura tipike verore, duke arritur deri në 30°C në orët e mesditës.
Mëngjesi do të jetë i freskët, me temperatura që do të luhaten mes 14–18°C, ndërsa në mesditë pritet një ngrohje e ndjeshme e temperaturave, me vlera që kapin 28–30°C në zonat e ulëta dhe bregdetare. Vranësirat do të jenë të lehta dhe kalimtare, pa sjellë rreziqe për reshje.
Në mbrëmje, temperaturat do të bien gradualisht, me termometrin që do të shënojë rreth 20–22°C.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



