Aksionet në bursën europiane e kanë nisur me të kuqe shtatorin, me investitorët që presin një reduktim të normës së interesit në SHBA.
Të dhënat tregojnë se për herë të parë në 8 muaj, porositë e reja të eksportit të prodhimit në Kinë ranë. Fitoja e partive populiste në zgjedhjet e Gjermanisë, po shton më tej pasigurinë politike në tregjet europiane.
Indeksi STOXX 600 i Europës ra me 0.35%. Indeksi DAX i Gjermanisë ra me 0.21% dhe ai i Britanisë, FTSE me 0.1%. Euro u forcua me 0.23% kundrejt dollarit.
Ne po shohim një kaos të natyrshëm në fillim të një muaji kritik për tregjet, me bankën Federale të SHBA, të vendosur të fillojë ciklin e uljes së normave të interesit," tha Ben Laidler, kreu i strategjisë së kapitalit në Bradesco BBI. "Tregjet bënë një rimëkëmbje dramatike nga shitja e shpejtë e fillimit të gushtit, por tani përballen sezonalisht me muajin e performancës më të dobët të vitit."
Nga ana tjetër, Bitcoin vazhdon të përjetojë rënie dhe në ditën e dytë të shtatorit tregtohet me 57.8 mijë dollarë. në të kuqe janë edhe kriptomonedhat e tjera, duke shkaktuar një rënie me 1% të kapitalit global të tregut kripto./Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.