Media Galeri

Shqiptarja konkuron në ‘The Voice Australia’, Rita Ora e pyet shqip: Zemër si je?

Pjesë e konkurentëve në ‘The Voice Australia” ishte edhe një 16-vjeçare nga Kosova, Sihana Haxhnikaj e cila konkurroi me këngën e Miley Cyrus “Nothing breaks like a heart”. Menjëherë sapo filloi të këndonte, ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut, i cili e duartrokiti pafund. Ndërsa nga juria, edhe pse të gjithë e pëlqyen, e vetmja që shtypi butonin ishte Rita Ora.

Pasi e pyet për emrin, Rita Ora e pyeti shqiptaren se nga është me origjinë dhe sapo ajo i thotë se është nga Kosova, Rita Ora bën reagimin epik duke e pyetur 16-vjeçaren shqip “Zemër si je? Mirëmbrëma”.

Më pas Rita Ora u shpreh shumë e lumtur që Sihana ishte pjesë e grupit të saj tashmë duke i thënë pjesës tjetër të jurisë se “në anët tona, kur takojmë dikë që është nga i njëjti vend, i themi kushëri kështu që Sihana është si kushërira ime”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë