Që shqiptarët janë “të varur” nga bulmeti kjo dihet dhe pranohet.
Por nuk mbetet vetëm në perceptim. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në vitin 2017 sasia e qumështit të prodhuar për konsum është rreth 13 mijë ton, në rritje me 21,64 %, krahasuar me 2016.
Për të njëjtën periudhë vrojtimi të vitit 2017, sasia e qumështit të grumbulluar është rreth 131 mijë ton,duke shënuar rritje me 4,99 %, krahasuar me vitin 2016. Gjatë kësaj periudhe, sasia e qumështit të lopës të grumbulluar është rreth 110 mijë ton, duke shënuar një rritje me 6,55 %, krahasuar me 2016. Nga ana tjetër, në vitin 2017, sasia e grumbulluar e qumështit të deles është rreth 13 mijë ton, duke shënuar një rritje me 1,54 %, krahasuar me një vit më parë. Vetëm sasia e grumbulluar e qumështit nga dhitë rezulton me rënie, është rreth 9 mijë ton, duke shënuar një rënie me 8,04 %, krahasuar me vitin 2016.
Anketa e Qumështit dhe Nënprodukteve të tij është një vrojtim statistikor që kryhet pranë ndërmarrjeve të cilat grumbullojnë dhe përpunojnë qumësht në territorin e Republikës së Shqipërisë. Objektivi kryesor i vrojtimit vjetor të qumështit është të japë informacion të plotë për sasinë e qumështit të grumbulluar
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.