Ngjarje

Shqiptarët të dytët në Europë në marrjen e një nënshtetësie të huaj

Shqiptarët u renditën të dytët në Europë në marrjen e një nënshtetësie të huaj, gjatë vitit 2019.

41.700 shqiptarë morën pasaporta të huaja duke u renditur pas Marokenëve me mbi 66 mijë aplikime dhe para britanikëve, sirianëve, turqve, algjerianëve etj.

Sipas Eurostat, shtetet të cilatui ofruan shqiptarëve nënshtetësinë gjatë 2019-s janë: Gjermania, Italia, Franca, Spanja dhe Suedia. Që nga viti 2002, Eurostat numëron rreth 400 mijë pasaporta të dhëna për shqiptarët.

Një vit më parë, shqiptarët dhe marokenët kryesonin listën përsëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë