Të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë planifikuar të udhëtojnë me kompaninë Wizz Air nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit kanë të detyrueshme pajisjen e testit PCR negative, me vlefshmëri deri në 72 orë nga data e fluturimit.
Lajmi bëhet me dije nga ambasada e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.
Sipas saj, ky është një vendim i kompanisë Wizz Air.
“Shtetasit shqiptarë munden të hyjnë nga pikat kufitare tokësore, midis dy vendeve pa patur nevojë për test PCR”, – thekson Ambasada.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




