Sport

Shqiptarët protagonistë në ‘Eurobasket 2025’

Nga Gazeta Si – Kampionati Europian i basketbollit ka mbërritur në ¼ finale dhe 8 skuadra janë ende në lojë për tu kurorëzuar kampione të “FIBA EuroBasket 2025”.

Pesë prej tyre kanë qënë këtë fazë edhe në edicionin e vitit 2022. Atyre ju shtuan Gjeorgjia, Lituania dhe Turqia e shqiptarëve.

Surpriza e raundit të 16 më të mirëve ishte Finlanda që nxorri jashtë Serbinë favorite.

Në më pak se 24 orë atë e ndoqi Gjeorgjia që eliminoi Francën. Luka Doncic shënoi 42 pikë dhe Sllovenia likujdoi Italinë ndërsa Giannis Antetokounmpo realizoi 37 pikë që Greqia të nxirrte nga loja Izraelin.

Kurse Polonia nuk e pati të vështirë të eleminointe Bosnia and Herzegovinën.

Gjermania dhe Turqia vazhdojnë Evropianin pa humbje ndërsa Lituania fitoi derbin balltik ndaj Letonisë.

Shqiptarët e Turqisë

Tek skuadra ballkanase bie në sy trio e shqiptarëve Osmani – Spahiu – Osman.

27 vjeçari Erxhan Osmani lindi në Bajram Curri dhe prej 11 viteve luan në kampionatin turk.

Më herët ai u aktivizua me Bashkimin e Prizrenit. Pjesë e Kombëtares turke edhe në Euro 2022.

I mbiquajtur Sipahi, Kenan Spahiu është 30 vjeçari që lindi në Prishtinë ndërsa karrierën e tij e ka zhvilluar mes Turqisë dhe Spanjës.

Prej 12 vitesh ai përfaqëson Turqinë. Ndërsa Cedi Osman lindi në Ohër dhe ka një karrierë më të suksesshme se dy të parët.

Pas 6 viteve te Anadolu Efes (2011-2017) ai u transferua në NBA ku luajti me Cleveland Cavaliers (2017-2023) dhe San Antonio Spurs (2023-2024).

Luka Doncic (Slloveni)

Prej vitit të kaluar aktivizohet te Panathinaikos në Athinë. Edhe Finlanda ka një basketbollist shqiptar në përbërje.

Po flasim për Edon Maxhunin, djali i Besim Maxhunit (që u aktivizua me Prishtinën dhe Trepçën) dhe nipi i Hysni Maxhunit (trainer i njohur në futbollin dardan).

Profesionist prej 11 vitesh ai ka luajtur në Finlandë, Spanjë, Francë, Holandë, Itali dhe Turqi. Faza ¼ finale do të zhvillohet sipas këtij kalendari:
E martë, 9 Shtator
Turqi vs Poloni – 16:00 CET
Lituani vs Greqi- 20:00 CET

– E mërkurë, 10 Shtator
Finlandë vs Gjeorgji – 16:00 CET
Gjermani vs Slloveni – 20:00 CET


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë