Nga Gazeta ‘SI’ – Shqiptarët vazhdojnë të jenë ndër grupet e emigrantëve me më shumë urdhra për tu larguar nga një vend i Europës. Për tremujorin e parë 2023, 1.975 shtetas shqiptarë u urdhëruan që të linin një nga vendet e Bashkimit Europian, duke u renditur të tretët pas indianëve dhe gjeorgjianëve, sipas Eurostat. Shqiptarët janë në grupin e refugjatëve që janë rikthyer në një vend dhe më pas janë urdhëruar të largohen.

Sipas databazës së Eurostat, kthimet më të mëdha janë bërë nga shteti fqinj grek, me 515 të tilla, ose 26% të totalit. I dyti është Franca, me 325 kthime, ose 16.4% të totalit. E treta është Gjermania, me 260 kthime, ose 13.2% të totalit. Kthime të larta kanë dhe Suedia, 110 dhe Austria 115.
Gjatë të njëjtës periudhë Europa urdhëroi largimin e 27.880 azilkërkuesëve , duke u rritur me 37% nga një vit më parë.
Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve të kthyer në tremujorin e parë të 2023, gjithsej 4 190. Kjo shifër përfaqëson 15% të totalit të kthimeve.
Franca u pasua nga Gjermania (3 355; 12%), Holanda (2 505; 9%), Suedia (2 380; 9%) dhe Qiproja (1 705; 6%).
Në grupin e atyre që janë urdhëruar të largohen përherë të parë nga një vend i BE-së, dominojnë marokenët (9 500) përfaqësonin pjesën më të madhe të totalit (8,5%), të ndjekur nga algjerianët (9 275), afganët (7 120), indianët (5 885), dhe tunizianët (5 245).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




