Nga Gazeta Si – Shqiptarët ndihen të pasigurtë kur ecin natën vetëm si dhe nuk kanë besim tek policia lokale.
Shqipëria vlerësohet me 80 pikë në botë për sigurinë, sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit të Gallup për 2022. Sa më i lartë rezultati, aq më e lartë është përqindja e popullsisë që raporton se ndihet e sigurt.
Krahasuar me një vit më parë, shqiptarët ndihen më të pasigurt ( në vitin 2021 rezultati ishte 83 pikë).
Në krahasim me vendet e Ballkanit, ne jemi të parafundit, duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut me 77 pikë. Kosova renditet ndër vendet ku njerëzit ndihen më të sigurt, me 90 pikë, Mali i Zi, me 86 pikë dhe Serbia, me 82 pikë.
Afërsisht shtatë në 10 njerëz në mbarë botën thonë se ndihen të sigurt duke ecur vetëm natën aty ku jetojnë (71%) dhe kanë besim në policinë e tyre lokale (72%).

Sipas studimit të fundit të Gallup, me të dhënat e vitit të shkuar, rreth një në tetë (12%) deklarojnë se atyre ose një anëtari tjetër të familjes u ishte vjedhur prona vitin e kaluar dhe një në 16 (6%) thanë se ishin sulmuar ose grabitur. Asnjë nga këto shifra nuk ka ndryshuar shumë midis 2021 dhe 2022.
Rezultati i indeksit për botën në vitin 2022 ishte 83 nga 100 të mundshme, i pandryshuar nga viti 2021 dhe në thelb nuk ndryshon nga pikët që nga viti 2017.
Rezultati i ulët i Liberisë (49 pikë) në indeks në vitin 2022 i atribuohet kryesisht përqindjes së lartë të banorëve që kanë qenë viktima të krimit dhe mungesës së besimit të tyre në policinë lokale. Shumica e liberianëve (53%) thanë se atyre ose anëtarëve të tjerë të familjes iu vodhën para ose prona vitin e kaluar, që ishte një nga normat më të larta në botë, së bashku me Sierra Leone (52%). Gjithashtu, më pak se gjysma e liberianëve (45%) shprehën besim në policinë e tyre lokale.
Taxhikistani, lideri aktual, pasoi vetëm Singaporin në indeks në vitin 2021. Përpara vitit 2022, Singapori kishte shënuar pikën më të lartë në indeks pothuajse çdo vit, përveç vitit 2020.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



