Shqipëria është vendi që konsumon më shumë fruta, perime dhe mish të kuq për frymë, në të gjithë Europën.
Sipas statistikave të Organizës Botërore të Ushqimit, FAO, Shqipëria konsumon 175 kg fruta për frymë në vit, që është shifra më e lartë sipas hartës. Ndjekur nga Portugalia me 132 kg për frymë.
Edhe për konsumin e perimeve, Shqipëria renditet e dyta pas Kroacisë, me 289 kg për frymë.
Në hartën e FAO-s mbi konsumin e mishrave, Shqipëria është vendi i vetëm që konsumon mishin e gjedhëve, shënjuar me ngjyrë të kuqe. Të gjitha vendet e tjera në Europë, janë konsumatorë të mishit të derrit, përveç Maqedonisë së Veriut, Bosnjë Hercegovinës, Rusisë dhe Mbretërisë së Bashkuar që preferojnë mishin e shpendëve.

Sipas hartës së konsumit të frutave, vendet baltike kanë sasinë më të vogël për frymë, 46-52 kg, nga 45 kg që është sasia minimale.
Holanda është vendi që preferon më pak perimet, me konsum vjetor për frymë vetëm 58 kg në vit, nga 50 minimalja.
Mbi përdorimin e fruta-perimeve ka nivele të përafërta në pellgun e Mesdheut, përfshirë rajonin e Ballkanit Perëndimor, Italinë, Gadishullin Iberik dhe Turqinë. Element që mund të lidhet me kulturën e ngjashme të të ushqyerit dhe faktorëve mjedisorë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)





