Menaxhim

Shqiptarët kanë akses në internet, por nuk dinë ta përdorin

Nga Gazeta ‘SI’ – Më shumë se 95% e familjeve në Shqipëri kanë pasur akses  në internet gjatë vitit 2021, ndër përqindjet më të larta në të gjithë Europën. Me një diferencë shumë të vogël, para Shqipërisë qëndrojnë vende si Luksemburgu, shtetet nordike, Holanda, Turqia dhe Irlanda.

Pothuajse 50% e grupmoshës 17-74 vjeç në vend, e kanë përdorur internetin për tu informuar mbi shëndetin dhe fusha të lidhura me të. Rreth 35% e të njëjtës grupmoshë, e kanë përdorur internetin për tu lidhur me autoritetet publike. Shifër, që sipas Eurostat lidhet direkt me digjitalizimin e sektorit publik dhe ndonëse është më e ulët se në vendet e BE-së, është më e lartë se në vendet e rajonit. Pjesa më e madhe e përdorimit të shërbimeve të e-qeverisë, lidhet me sistemin tatimor dhe dokumentet identifikuese.

Shqipëria renditet para vendeve në rajon edhe në përdorimin e Inteligjencës Artificiale nëpër kompani. Rreth 5% e kompanive shqiptare kanë përdorur AI gjatë vitit 2021, duke ia kaluar në fakt edhe vendeve të tjera si Greqia, Lituania, Bullgaria etj. Përqindjen më të lartë e mban Danimarka, me 25% të kompanive që kanë përshtatur AI.

Por sipas aftësive digjitale që kanë qytetarët, Shqipëria është e fundit dhe jo vetëm në rajon, me 23% të individëve të aftësuar, nga grupmosha 17-74 vjeç. Meshkujt janë ata që kanë më shumë njohuri në këtë fushë.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë