Menaxhim

Shqiptarët e përdorin internetin për shërbimet publike dhe për të parë filma. Të painteresuar për ChatGPT

Nga Gazeta 'SI' - Shqiptarët e përdorin internetin më pak se vendet e tjera të rajonit, sipas matjeve nga Barometri i Ballkanit.

Ndër shqiptarët e anketuar, vetëm 4% e tyre pohojnë se përdorin Inteligjencën Artificiale nëpërmjet ChatGPT apo alternativa të tjera. Mesatarja e rajonit është 10%.

Shqipëria ka dhe përqindjen më të ulët të qytetarëve që bëjnë pagesat utilitare online, 14%, ndërsa mesatarja e rajonit është 30%.

Edhe shërbimet bankare virtuale nuk janë shumë të preferuara për shqiptarët me vetëm 17% që raportojnë përdorimin e tyre. Për rajonin ky tregues është 31%.

Indikatori i vetëm ku Shqipëria kryeson është ai i e-qeverisjes, me 60%, si rruga e vetme për të aksesuar shërbimet publike të vendit.

36% e shqiptarëve thonë se e përdorin internetin për të ndjekur programe/filma.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë