Menaxhim

Shqipëria, vendi i parë që do të kombinojë burimet e rinovueshme të energjisë në hidrocentrale

Termocentralet hibride po shfaqen si një përbërës thelbësor për një botë me emetime zero. E vendosur për të mbajtur të pastër sistemin e saj elektrik, Shqipëria dëshiron të bëjë një hap më tej. Ndërmarrja shtetërore KESH shtoi një njësi të energjisë diellore të montuar në tokë në një nga hidrocentralet kryesore të saj, por ideja është të integrojë një central fotovoltaik lundrues dhe një park me erë gjithashtu. Është një mundësi për të krijuar një model unik global për kombinimin e teknologjive të energjisë së rinovueshme.

Shqipëria ka një sistem specifik të prodhimit të energjisë. Ajo mbështetet 99% nga hidrocentralet, përqindja më e lartë në Europë.

Kjo do të thotë që dekarbonizimi nuk është problem, por ndryshimet klimatike kanë shpeshtuar thatësirat dhe kështu shteti ka nevojë të importojë. Veprimtari që dëmton financat publike.

Në 2019-n, qeveria nxorri një strategji “agresive” të diversifikimit për të përshtatur burimet e rinovueshme.

Karavastaja, centrali më i madh diell në Ballkanin Perëndimor është në proces ndërtimi nga kompania franceze Voltalia. Ka të tjera projekte të tilla në vend. Qeveria po synon dhe rritjen e autoprodhuesëve, konsumatorë dhe prodhues të energjisë.

Por projekti për kombinimin e energjive të rinovueshme e ka bërë atë një ndër kampionët e tranzicionit të energjisë.

Vau i Dejës, hidrocentrali më i madh dhe më i vjetër në Shqipëri do të kthehet në një qendër integrimi për energjinë.

Stacioni hidroeelektrik me fuqi 250 MË tashmë ka një njësi solare me 5.1MË në digën e Qyrsaq. Hera e parë që kombinohet energjia hidro me atë solarë.

Një vit më parë, ministrja e Energjisë Belinda Balluku tha se aty do të shtohet dhe një njësi me energji eolike. Kjo do ta bënte centralin e parë në botë të këtij lloji.

Zgjidhjet hibride janë në rritje në përpjekje për të reduktuar gazet serrë dhe emetimet. Nuk do të ishte surprizë nëse në pak kohë centralet energjetike të ishin hibride. Ato mund të transformohen duke shtuar burime të tjera energjie, ashtu si po bën KESH, duke hapur rrugën për një sistem të ri energjie.

Përpjekja ka gjithashtu potencialin për të ndriçuar Shqipërinë në hartën e energjisë si një pioniere në teknologjitë e reja, veçanërisht në Europën Juglindore.

Ideja prapa termocentraleve moderne hibride është të balancojnë një burim të ndërprerë me energji nga një sistem tjetër. Çifti më i përshtatshëm janë energjia e erës dhe diellit, pasi era është më e fortë gjatë natës dhe në dimër, ndërsa fotovoltaikët prodhojnë vetëm gjatë ditës dhe kulmi është në verë. Ai mundëson një prodhim total më të parashikueshëm për operatorin.

KESH po parashikon një projekt solar lundrues me kapacitet 12.9 MW, më i madhi në Europë. Plani është mbulimi i 11 hektarëve tokë me panele solare mbi liqen dhe me mundësi prodhimi deri 17.6 GWh. Projekti vlerësohet të kushtojë 13.9 mln euro, 70% do të mbulohet nga BERZH.

Një projekt të tillë në Shqipëri e ka zhvilluar edhe kompania norvegjeze Statkraft në rezervuarin e Banjës. /Balkanenergynews


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë