Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria ka shijuar rimëkëmbje të fortë të turizmit gjatë 2022-shit, duke u renditur si vendi i dytë në Europë, pas Serbisë.
Analiza e Eurostat tregon se sektori u rrit me 18% nga 2019-a në 2022-shin, me pothuajse 4 mln netë qëndrimi të turistëve në një vit. Nga këto 2.5 mln ishin të huaj.
LEXO EDHE:
Një ‘guidë’ se si Shqipëria mund të lehtësojë krizën e punonjësve në turizëm
Për Serbinë, që mban vendin e parë, rritja raportohet 22% me mbi 12 mln netë qëndrime.
Për Europën, netë qëndrimet e turistëve gjatë 2022-shit ranë me 5% nga 2019-a, 2.73 mld të tilla. Turistët vendas kaluan 1.53 mld netë qëndrime dhe pjesën tjetër të huajt.
Letonia kishte ecurinë më negative për netët e kaluara nga turistët ndërkombëtarë (-45% në 2022 krahasuar me 2019), e ndjekur nga Sllovakia (-40%) dhe Lituania (-37%).
Nga ana tjetër, Malta shënoi rritjen më të lartë në netët e kaluara nga turistët vendas (+39% në 2022 krahasuar me 2019), e ndjekur nga Qiproja (+35%) dhe Sllovenia (+25%).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.