Ekonomi

Shqipëria progres në indeksin e Lirisë Ekonomike, lë pas rajonin

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria ka bërë progres në Indeksin botëror të Lirisë Ekonomike, duke ngjitur 4 vende nga viti i shkuar. raporti thotë se Shqipëria, për 2026-n, mban vendin e 46-të nga 176 vende dhe vlerësohet me 68 pikë.

Shqipëra lë pas të gjitha vendet e rajonit, por edhe fuqi si Italia e Franca.

Statusi për Shqipërinë është “mesatarisht e lirë”, duke konsideruar lirinë ekonomike në vetvete, lirinë e të investuarit, liria e pronës, shërbimeve juridike etj.

Sipas shpjegimit që jep Indeksi, liria ekonomike e një shteti përcakton autonominë individuale: lirinë e zgjedhjes që gëzojnë individët në marrjen dhe përdorimin e mallrave dhe burimeve ekonomike, pa ndërhyrjen e qeverisë.

Singapori vazhdon të jetë ekonomia më e lirë në botë, duke demonstruar një nivel vazhdimisht të lartë të qëndrueshmërisë dhe prosperitetit ekonomik. Zvicra është ekonomia e dytë më e lirë në botë, e ndjekur nga Irlanda dhe Australia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë