Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria ka bërë progres të fortë në drejtim të inovacionit, brenda një viti.
Sipas Indeksit Global të Inovacionit, nga WIPO, Shqipëria mban vendin e 67 nga 140 vende, por një vit më parë mbante vendin e 84-t.
Përmirësimi i Shqipërisë nuk ka bërë shumë në krahasim me rajonin, pasi sërish renditet poshtë vendeve të rajonit, madje mban një pozicion poshtë Ukrainës, që prej më shumë se 3 vitesh është në gjendje lufte.
Sipas indikatorëve, Shqipëria performon mirë në aspektin institucional dhe atë infrastukturor ku përfshihet dhe IT apo shërbimet digjitale, por ka mangësi në kapital njerëzor, kërkimin shkencor dhe lidhjen midis arsimit, biznesit dhe teknologjise.
Vendin e parë në Indeks e zë Zvicra, ndjekur nga Suedia dhe SHBA.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



