Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria është përmirësuar ndjeshëm në Indeksin e Talenteve për vitin 2023, duke u ngritur me 9 vende nga 2022-shi. Indeksi Global i Konkurrueshmërisë e rendit Shqipërinë në vendin e 56-të nga 134 në total.
Edhe sipas pikëve, Shqipëria ka fituar rreth 6 pikë brenda këtij viti, duke qëndruar në 46.61 nga 100.
Indeksi i vlerëson shtetet sipas 5 matjeve, ku Shqipëria performon më mirë në atë të ‘tërheqjes së talenteve’ në vendin e 50. Rankimi më i dobët i Shqipërisë është në treguesin e ‘njohurive të përgjithshme globale’ duke mbajtur vendin e 82.
Për ruajtjen e talenteve, vendi jonë mban numrin 51 dhe për aftësitë profesionale dhe teknike, 68.
Indeksi tregon se një dobësi e madhe e Shqipërisë janë problematikat e akademike, që nga mungesa e databazave, artikujve shkencorë, universiteteve të pa listuara botërisht, kriza e tregut të punës, niveli i ulët i inovacionit, ruajtja e trurit etj.
Në rajon renditjen e kryeson Mali i Zi, i pozicionuar në indeksin e përgjithshëm në vend të 50, pasuar nga Serbia në vend të 53-të. Nga të dhënat, Shqipëria ka lënë pas Maqedoninë e Veriut e cila është renditur në vend të 71 dhe Bosnje Hercegovinën të renditur në vend të 83-të.
Ndërkohë Në nivel global vendin e parë në këtë renditje e mbajnë vende si Zvicra, Singapori, Shtetet Bashkuara të Amerikës dhe Danimarka. Në fund të renditjes gjejmë vende si Kongo, Etiopia dhe Angola.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.