Portofol

Shqipëria nuk e konsideron energjinë e rinovueshme për transport

Shqipëria është i vetmi vend në rajon dhe Europë që nuk përdor energjinë e rinovueshme për transport.

Sipas Eurostat, Strategjia  Europë 2020 ka një indikator të veçantë për pjesën e karburanteve të transportit që vijnë nga burimet e rinovueshme. Objektivi është 10%. Llogaritjet bëhen në përputhje me Direktivën 2009/28 / EC për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme.

Në vitin 2016, Suedia kishte 30.3% të energjisë së rinovueshme të përdorur në transport dhe Austria 10.6%. Këto dy shtete ishin të vetmet që arritën objektivin e përdorimit të 10% të energjisë së rinovueshme për karburantit në transport. Me një përdorim prej më pak se 3% të energjisë nga burimet e rinovueshme në transport, Estonia (0.4%), Kroacia (1.3%), Greqia (1.4%) dhe Sllovenia (1.6%), pasuar nga Qiproja (2.7%).

Përdorimi i kësaj lloj energjie ra në mënyrë të konsiderueshme në Finlandë.

Por Shqipëria është e treta në Europë pas Norvegjisë dhe Islandës për konsumin e energjisë elektrike bazuar në burimet e rinovueshme sipas Eurostat.

Shqipëria, thotë Agjencia Europiane e Statistikave, në vitin 2016 konsumoi rreth 85 për qind të energjisë nga burimet e rinovueshme. Mesatarja europiane ishte 30 për qind.

Shqipëria në vitin e marrë si referencë studimore ka përdorur për konsum final 37,1 % të energjisë nga burimet e rinovueshme dhe për ngrohje 33,8 %.

Konsumi i energjisë së rinovueshme në Shqipëri në nivel të lartë vjen si rrjedhojë e prodhimit të energjisë tërësisht nga hidrocentralet, e cila shkon edhe për eksport.

Sipas Eurostat, në vitin 2016, prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme kontribuoi 30% në konsumin total të energjisë elektrike në Bashkimin Europian.

Hidrocentralet si burimi kryesor dhe më i rëndësishëm i prodhimit të energjisë, ndiqen nga energjia e erës dhe energjia diellore. Burime të tjera të rinovueshme për gjenerimin e energjisë elektrike përfshijnë drurin, biogazin, mbeturinat e rinovueshme dhe energjinë gjeotermale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë