Nga Gazeta ‘Si’- Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet në Kosovë, njoftoi se Shqipëria tani është partnerja kryesore e Kosovës në aspektin tregtar.
Përmes një statusi në Facebook VV-ja iu drejtua opozitës duke thënë se “donin që brenda natës të rregullohen ato çka i kanë bërë për 20 vjet”.
Më tej theksohet se “Qeveria Kurti po e dërgon Kosovën drejt pavarësimit ekonomik”.
“E mbani mend opozitën, i mbani mend ekspertët e tyre të ekonomisë, po edhe ata nëpër studio televizive se si çdo natë flisnin për rekordin e mallrave të Serbisë në Kosovë. Ata donin që brenda natës të rregullohen ato çka i kanë bë për 20 vjet”.
“Dhe ja ku jemi, për herë të parë dhe kaq shumë vjet pas luftës Serbia e ka humbur tregun për 50% në Kosovë, ndërkohë që e para është Shqipëria e pas saj Maqedonia e Veriut. Qeveria Kurti, me politika të drejta e hapa të sigurt drejt pavarësimit ekonomik”, thuhet në njoftim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.