Media Galeri

Shqipëria në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë

Shqipëria është pranuar në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë, Zvicër, ose ndryshe “Oskari” botëror i orëkrijuesve, me një punim të Argjendari “Pirros”.

Një orë me një fushë prej 1500 pllakëzash mikroskopike në gur të kuq nga Murano, mbi të cilën janë vendosur 12 valltarë shqiptarë nga 0.9 mm, punuar me dorë në ar të verdhë 18 karatësh, është pranuar në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë, Zvicër, ose ndryshe “Oskari” botëror i orëkrijuesve.

“Falë argjendarit tonë gjenial hyn për herë të parë edhe Shqipëria në garën e çmimit të madh të orëve”, tha kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë