Që kur mësimi kaloi online, ka ende shkolla nëpër botë që vazhdojnë të jenë të mbyllura, tani për shkak të kërcënimit shtesë të pasigurisë. Kjo ka ndikime shkatërruese në mësimin e fëmijëve, mbrojtjen dhe mirëqenien e tyre.
Emergjencat klimatike, konfliktet dhe zhvendosja, kequshqyerja dhe një krizë e shëndetit mendor tashmë janë duke prekur sistemet arsimore dhe ekonomitë në disa vende. Një analizë nga “Save the Children” ka treguar se në cilat vende, sistemet shkollore janë më të prekshme ndaj rreziqeve ekzistuese dhe krizave të ardhshme.
Për të renditur 100 vendet nga më i rrezikuari në më pak i rrezikuar, organizata ka krijuar një indeks që përbëhet nga nëntë tregues, grupuar në gjashtë dimensione:
– Ndryshimet klimatike (Sa të prekshëm janë vendet ndaj ndryshimeve klimatike dhe sfidave të tjera globale dhe gatishmëria e tyre për të përmirësuar gjendjen)
– Humanizmi (‘Ashpërsia’ e çdo lloj sulmi në shkollë apo dhe incidente e njerëz të dëmtuar)
– Punësimi i të rinjve (Numri i fëmijëve të zhvendosur brenda vendit, përqindja e papunësisë të të rinjve 15-24 vjeç)
– Mësimdhënia(Qasja e fëmijëve në internet)
– Përqindja e fëmijëve që nuk janë në shkollë
– Vaksinimi (Njerëzit e vaksinuar me të paktën një dozë për 100 banorë. Nëse mësuesit kanë qenë prioritet për vaksinimin)
Në listën e 100 vendeve, Shqipëria renditet në vendin e 82, një pozicion që mund të cilësohet i mirë. Ajo që vihet re është se, ndarë me gjini, fëmijët meshkuj janë në vendin e 49 përsa i përket indeksit të rreziqeve ndërsa nxënëset femra janë në vendin e 58.
Kështu, vendi i 82 do të thotë se Shqipëria është ndër vendet më pak të rrezikuara në arsim ndërkohë që ndarë në gjini, meshkujt janë pjesë e gjysmës së vendeve më të rrezikuara e femrat kanë një vend deri diku më të mirë, të paktën llogaritur me meshkujt.

Save the Children ka identifikuar tetë vendet që janë të parat në indeksin e rreziqeve për arsim të cilat janë Republika Demokratike e Kongos, Nigeria, Somalia, Afganistani, Sudani i Jugut, Sudani, Mali dhe Libia, vende në rrezik ekstrem i krizave të vazhdueshme dhe të ardhshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)





