Njerez

Shqipëria ndër vendet me lindshmërinë më të ulët në Europë: 1.3 bebe për grua

Në vitin 2020, 4.07 milionë bebe kanë lindur në vendet e Bashkimit Europian, duke vazhduar trendin rënës të vitit 2008 kur numëroheshin 4.68 mln bebe të lindura.

Niveli i lindshmërisë ishte 1.5 bebe për një grua për këto vende në vitin 2020, një rënie e lehtë nga 2016-a, kur ishte 1.57.

Për Shqipërinë, lindjet gjatë 2020-s ishin ndër më të ulëtat në Europë, me 1.3 bebe për grua. Ndërkohë, Malta është vendi me lindjet më të ulëta në kontinent, 1.1 për grua.

Vendi me më shumë lindje është Franca, me 1.84 lindje për grua gjatë vitit 2020.

Niveli i ulët i lindjeve gjatë 10-vjeçarit të fundit cilësohet si problem shumë i madh për shoqërinë dhe përshpejtimin e plakjes së saj, por edhe për tregjet ekonomike.

Më herët, sociologu Gëzim Tushi tha për Gazetasi.al se ky proces do të vazhdojë pa ndalur derisa Shqipëria të ketë “një shoqëri me thinja të bardha”.

Bashkë vështirësitë dhe përgjegjësitë, Tushi cilëson emigracionin dhe largimin e moshës riprodhuese jashtë Shqipërisë si shkak kryesor të lindjeve të pakta.“ Emigrantët i bëjnë fëmijët diku tjetër dhe jo në Shqipëri”.

Në fakt, sipas Eurostat, 21% e bebeve që lindën në vendet e BE-së gjatë 2020-s, ishin nga nëna refugjate.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë