Nga Gazeta ‘SI’ – Me anë të një drafti në konsultim, ministria e Energjisë parashikon krijimin e një autoriteti që do të blejë dhe ruajë naftën, duke krijuar kështu një rezervë kombëtare në vend për rastet në emergjencë.
Autoriteti për Rezervën e Sigurisë, ARS, është struktura përgjegjëse për krijimin, mbajtjen dhe përdorimin e rezervave të sigurisë. ARS është entitet publik, nën varësinë e ministrisë së Energjetikës.
Pjesë e rezervave do të jenë edhe biokarburantet, por vetëm kur të merren në konsideratë vetëm kur ata do të përdoren në sektorin e transportit.
Autoriteti dhe Operatorët Ekonomikë duhet të sigurojnë që rezervat e sigurisë dhe ato specifike të jenë në çdo kohë fizikisht të përdorshme dhe nuk lejohet të transferohen. Rezervat e sigurisë që janë në pronësi të Shtetit Shqiptar duhet të jenë të siguruara në çdo kohë nga një shoqëri sigurimesh lidhur me demet ndaj pronës.
Sasia minimale e rezervave do të jetë të paktën 90 ditë e importeve mesatare ditore neto ose 61 ditë e konsumit të brendshëm, sipas sasive më të mëdha.
Në këtë draftligj, ministria ka vendosur sasitë e rezervave për shoqëritë private të tregtimit me shumicë, konkretisht; 14.953 ton naftë bruto, 51.194 ton gaz i lëngshëm, 22.158 ton benzinw automjetes, 2 ton benzinë mjetesh të fluturimit ajror, 139.118 ton gazoil, 10.271 ton lëndë djegëse për mjetet e fluturimit ajror, reaktivë.
Projektligji parashikon gjoba nga 2 milionë lekë deri në 10 milionë lekë ndaj operatorëve për shkeljet që lidhen me përdorimin e rezervave të detyrueshme pa autorizim, kur përdorin rezervat e detyrueshme si garanci, kolateral, apo mjet sigurimi për palë të treta, si dhe kur rezervat nuk plotësojnë standardet e cilësisë, apo nuk zbatohen masat e Planit Kombëtar të Reagimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



