Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve akomoduese dhe shërbimit ushqimor në të gjithë rajonin. Sipas “Bifidex”, regjistri rajonal i biznesit, Shqipëria kryeson 36.865 biznese në këtë fushë në Shqipëri.
Pas saj vjen Serbia me rreth 32 mijë të tilla, pasuar nga Mali i Zi me 6.842 ndërmarrje në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor. Maqedonia e Veriut regjistron aktualisht rreth 6.655 ndërmarrje në këtë sektor, ndërsa në vend të fundit gjejmë Bosnje Hercegovinën me 4.525.
Shifra për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera nuk është finale, pasi rajoni dhe specifikisht vendi ynë vuan nga informaliteti i lartë në fushën e hoteleri-turizmit.
Një raport i mëhershëm nga Co-Plan tregoi se 27 bashki në vend nuk regjistronin fare të ardhura nga taksa e shërbimit hotelier dhe 21 të tjera regjistronin vetëm 1% të asaj çfarë gjenerojnë në të vërtetë, përfshirë bashkitë e zhvilluara. Pra, ata nuk e deklaronin këtë aktivitet në asnjë formë.

Informaliteti, ngërçi më i madh i sektorit turistik vendas, shfaqet në forma të ndryshme si mos regjistrimi i strukturave akomoduese apo kapaciteteve reale, mos deklarimi i net qëndrimeve apo deklarimi i numrave fiktivë të turistëve etj. Pra ekziston një hendek i madh në numrin e strukturave akomoduese të deklaruara përkundrejt atyre që realisht ushtrojnë aktivitetin në territor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



