Menaxhim

Shqipëria me fondet më të ulëta për kërkimet shkencore në rajon dhe Europë

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria është vendi që ka shpenzuar më pak në Europë, për kërkime dhe zhvillime inovative, sipas Eurostat. Shifrat e fundit të disponueshme janë të vitit 2022, ku Shqipëria ka shpenzuar në këtë drejtim vetëm 0.05% të PBB-së.

Mesatarja europiane është 2.22%. As fqinjët nuk e arrijë këtë vlerë, por janë më lartë se vendi ynë.

Vendin e parë e mban Serbia, me 0.97% të PBB-së. Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut e kanë këtë tregues përkatësisht 0.19 dhe 0.37% e PBB-së për vitin 2021 dhe 2020. Mungojnë të dhënat për Malin e Zi dhe Kosovën.

Sipas raportit të fundit të Komisionit Europian për zgjerimin në kapitullin “Shkenca dhe kërkimi”, Shqipëria rriti fondet për kërkimin shkencor në 0.08% të PBB-së në 2023, nga 0.05% në 2022 dhe 0.04% në 2021, megjithatë kjo është ende shumë nën objektivin 1% të PBB-së deri në vitin 2030.

Financimi i kërkimit si përqindje e shpenzimeve publike arriti në në 0.17% të PBB-së në 2022. Agjencia Europiane i kërkon Instat të ketë të dhëna më të sakta në kërkimin shkencor dhe inovacionin.

Sipas Eurostat, në vitin 2022, BE-ja shpenzoi 352 miliardë euro për kërkime dhe zhvillim (R & D – Research and Development), 6.34% më shumë se në vitin e kaluar (331 miliardë euro) dhe 48.52% më shumë se në 2012 (237 miliardë euro).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë