Nga Gazeta ‘SI’ – Me një marrëveshje të sapo nënshkruar, Shqipëria synon të modernizojë dhe transformojë zonat industriale, në përputhje me standardet europiane.
Nënshkruar nga ministria e Ekonomisë në vend dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare, IFC , marrëveshja projekton tre faza; nga përmirësimi i kornizave rregullatore, forcimin e kapaciteve dhe aktivizimi i kapitalit privat.
Sipas ministrit të Ekonomisë, Blendi Gonxhe, projekti do të shtrihet deri në vitin 2027 dhe do të mbështetet me një buxhet prej 600 mijë eurosh. Ai vuri në dukje se iniciativa synon të ndërtojë një model të qëndrueshëm zhvillimi industrial, ku mbrojtja e mjedisit dhe inovacioni ecin paralelisht me rritjen ekonomike.
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, vlerësoi rolin e parqeve industriale në nxitjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke theksuar se synimi i tyre është përmirësimi i klimës së biznesit në vend.
Ai i bëri thirrje sektorit privat që të angazhohet aktivisht dhe të bëhet pjesë e kësaj nisme, duke e parë atë si një mundësi për rritje dhe bashkëpunim ekonomik.
“Plani i rritjes do të dyfishojë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda 10 vjeçarit duke përmirësuar bashkëpunimin ekonomik dhe duke sjellë përmirësime në standartet ekonomike dhe duke pasur konvergjencë me BE dhe duke rritur financimet. Në bazë të ritmit dhe thellësisë së reformave, Shqipëria mund të përfitojë nga thuajse 1 miliard euro për të ecur përpara. Objektivi i BE është të stimulojë investimet dhe klimën e zhvillimit jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. Thirrje edhe sektorit privat që të investojë, duam që të marrim investimet e tyre dhe prandaj parqet eko industriale janë element i rëndësishëm. Këto parqe eko industriale mbështesin investimet, zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit dhe kalimin në kalime më të mira dhe miqësore ndaj mjedisit. Parqet eko-industriale janë nismë që do të ketë mbështetjen e IFC dhe BE. Do të ndihmojmë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, për uljen e kostove dhe ndihmojmë bizneset. Ne do të japim asistencën tonë me këtë partneritet strategjik”, deklaroi ambasadori.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.