Komunitet

Shqipëria kryeson rajonin për trendin e të burgosurve

Trendi i të burgosurve në Shqipëri për 100 000 banorë është në rritje.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë për 2018-ën në burgjet shqiptare numërohen 193 të burgosur për 100’000 banorë nga 189 për 2017-ën.

Ky trend për vitin 2018 është më i larti në rajon.

Të dhënat e organizatës World Prison Brief tregojnë se, ndërsa  për 100 mijë banorë në 2018-ën, numri i të burgosurve në Shqipëri ishte 193, në Malin e Zi ishte 174 të burgosur për 100 mijë banorë. Trendi I lartë ndiqet nga Serbia me 174 të burgosur për 100 mijë banorë, Maqedonia me 134 të burgosur për 100 mijë banorë.

Kosova dhe Bosnjë Hercegovina pasojnë  me respektivisht 106 dhe 73 të burgosur për 100 mijë banorë.

Në total për 2017-ën kanë qenë 5418 të burgosur në burgjet shqiptare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë