Ngjarje

Shqipëria kishte 868 mijë emigrantë me leje qëndrimi të vlefshme në BE në fund të 2019-s

Shqipëria renditet në vendin e 6 për numrin e shtetasve me leje qëndrimi në vendet e BE-së në fund të 2019-s.

Sipas EUROSTAT, në këtë periudhë numërohen 868 mijë emigrant shqiptarë me leje qendrimi në vendet e BE-së.

Në fund të vitit 2019, kishte 20.3 milion leje qëndrimi të vlefshme që lejonin shtetasit jo-BE të qëndronin në BE-27.

Në fund të vitit 2019, qytetarët e Marokut ishin grupi më i madh që mbanin leje qëndrimi të vlefshme (2.0 milion), pasuar nga shtetasit e Turqisë (1.9 milion), Ukrainës (1.3 milion) dhe Kinës (përfshirë Hong Kongun; 1.0 milion). Këto ishin shtetësitë e vetme që kishin më shumë se një milion leje qëndrimi të vlefshme.

Mandej janë regjistruar për shtetasit e Sirisë (974 000), Shqipërisë (868 000), Algjerisë (700 000), Rusisë (689 000), Indisë (555 000) dhe Serbisë (504 000). Qytetarët e këtyre 10 vendeve zënë më shumë se gjysmën (51%) të numrit të përgjithshëm të lejeve midis qytetarëve jo-BE që mbajnë leje qëndrimi të vlefshme në BE-27.

Numri i lejeve të vlefshme të qëndrimit në fund të vitit 2019 ishte më i larti në Gjermani (4.9 milion, ose 24% të stokut të përgjithshëm të lejeve të qëndrimit të vlefshme në BE), pasuar nga Italia (3.6 milion, ose 18%), Franca (3.1 milion, ose 15%) dhe Spanja (2.9 milion, ose 14%). Këto katër Shtete Anëtare së bashku përbënin 71% të numrit të përgjithshëm të lejeve të qëndrimit të vlefshme të dhëna qytetarëve jo-BE.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë