Të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë do të mbyllen. Njoftimi është dhënë nga kryeministri Edi Rama përmes një njoftimi në Facebook, ku thekson se nuk do të lejohen udhëtarët me abutobusë dhe mjetet e tjera të transportit.
“Nga nesër, e dielë 15 mars në mesnatë, ora 00.00, të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe greqia, do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobuz apo veturë! Kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndrojë kudo i hapur vetëm për transportin e mallrave. Frikë aspak, kujdes po!”, shkruan Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




