Nga Gazeta ‘SI’ – Edhe pse ka ende shumë punë për të bërë, qeveritë në Ballkanin Perëndimor po përqafojnë teknologjinë blockchain, si pjesë e strategjive të tyre për të zhvilluar më tej digjitalizimin.
Shqipëria mban vendin e parë, pasi ka përfshirë teknologjinë blockchain në shërbimet e saj publike dhe ka miratuar një ligj për njohjen e monedhave virtuale.
Sipas raportit të OECD-së, Shqipëria ka kaluar rajonin dhe BE-në për përdorim të Inteligjencës Artificiale dhe internetit në sektorin e biznesit.
Rreth 28% e ndërmarrjeve në BE në vitin 2023, përdorin teknologjinë në operimin e tyre, ndërsa në Shqipëri ky tregues është 35%.
Mesatarja e vendeve të Ballkanit është shumë poshtë, duke qëndruar në 23%.
Gjithsesi, OECD thekson se BP ka ende shumë punë për të bërë në këtë drejtim dhe kërcënohet nga mungesa e fuqisë punëtorë, sidomos në fushën e TIK. Raporti thotë se rajoni ka një deficit në njohuritë e përgjithshme digjitale.
Në këtë drejtim Shqipëria qëndron e fundit, me vetëm 25% të popullsisë në moshë pune me njohuri dhe aftësi digjitale. 50% e shqiptarëve në grupmoshën 16-24 vjeç kanë aftësi të mira teknologjie, por përsëri mbetet poshtë vendeve të tjera në rajon, të cilët kanë një edukim më të mirë digjital.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.