Shqipëria ka vendosur t’i japë Kosovës energji elektrike për netët e festave, në datat 31 Dhjetor dhe 1 Janar. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se kjo do të bëhet në formë depozite pa paguar asnjë qindarkë pasi Kosova do na e kthejë sërish në verë.
“Kryeministri Edi Rama ka lënë porosi të veçantë gjatë ditës së sotme sa i përket përballimit të krizës energjitike në Republikën e Kosovës gjatë datës 31 dhjetor dhe 1 janar.
Këtu në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë kemi angazhuar të gjitha burimet njerëzore, specialistët tanë, se bashku me specialistët e Korporatës Eleketroenergjitike për të gjetur një zgjidhje dhe për të furnizuar Kosovën në këto ditë të rëndësishme.
Pas një dakordësie që kemi pasur me drejtuesit e Korporatës Elektro-Energjitike kosovare kemi arritur të sigurojmë në total 7680 megavat orë të cilat do jepen në formën e depozitimit, pa asnjë efekt financiar për Kosovën, duke kërkuar që t’i kthehen Shqipërisë gjatë sezonit veror, kur kushtet tona hidrike fillojnë të bëhen të vështira.
Qeveria shqiptare ka marrë një vendim të rëndësishëm për të mbrojtur brezin familjar dhe bizneset e vogla. Në këto kushte kaq të vështira kur çmimi ka arritur në nivele të paperceptueshme qeveria po merr masa për këtë target grup. Është kënaqësi t’i ofrojmë mundësinë qytetarëve të Kosovës të kenë energji elektrike në datë 31 dhe 1″,tha Balluku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje