Tregu Italian në 2016 është furnizuar me rreth 17 ton marijuanë nga Shqipëria. Sipas të dhënave të përpunuara të Statista, rezulton se kjo sasi është sasia më e madhe e majiuanës që ka hyrë për 2016 në Itali nga ndonjë vend tjetër. Edhe Greqia ka qenë një furnizues i rëdësishëm i tregut Italian me marjuanë për vitin 2016 me rreth 0.9 ton.
Çdo vit rreth 22 milion përdoruesish të kanabisit shpenzojnë afërsisht 9 miliard euro, duke e bërë këtë treg, tregun e paligjshëm më të madh të këtij lloji në Bashkimin Europian.
Tregtia e kanabisit përbën rreth 38% të tregut të shitjes me pakicë të drogave të paligjshme në BE dhe droga kthehet në këtë mënyrë një burim i rëndësishëm i të ardhurave për grupet e krimit të organizuar.
Rreth 1 % e Europianëve në moshë madhore pi kanabis çdo ditë, duke rritur kështu rrezikun e problemeve sociale, të tilla si dhuna dhe krime të tjera që ndikojnë komunitetet. Më pak të njohura janë problemet shëndetësore që shkakton tek disa përdorues. Por teoritë e fundit mjekësore alternative dhe jo vetëm, të shpien tek benefitet që vijnë nga kanabisi i përpunuar për tu përdorur në mjeksi si për shembull; produkte ushqimore, vajra etij.
Çmimi i kanabisit nëpër botë
Pas aalkhoolit, cigareve dhe kafesë të cilat janë produkte që shiten ligjërisht në pjesën më të madhe të globit, kanabis është droga më popullore. Megjithatë çmimet variojnë sipas vendeve ku blihet. Ndërsa vendet e Amerikës Latine priren të kenë çmime shumë të ulëta, çmimi i marijuanës për gram është më i larti në vendet e largta të lindjes, me Tokion në krye të listës që e shet kanabisin me 32 dollarë për gram.
Kanabisi dhe përdorimi i produkteve të tjera në 2017
Kjo statistikë tregon një krahasim të përdorimit mes kanabisit dhe të produkteve të tjera në radhët e përdoruesve të anketuar në SHBA dhe jashtë tyre nga viti 2017. Në atë vit, rreth 42 për qind e të anketuarve ranë dakord se tani përdorin kanabis në vend të produkteve të tjera.
Ekonomia e gjelbër: kanabisi Tatimet mund të mbushin kuletat e qyteteve
Në Raportin e saj më të fundit World Drug Report, OKB numëronte më shumë se 200,000,000 përdorues të kanabisit në nivel global. Ndërsa abuzimi me substancat gjithmonë ka nevojë të trajtohet pa marrë parasysh nëse është alkool, duhan, marijuanë, etj, droga gjithashtu duhet të pranohet si një realitet social brenda botës sonë.
Në diskutimet e fundit rreth legalizimit të kanabisit nëpër botë ka pasur disa argumente pro dhe kundër një liberalizimi të mundshëm. Një argument në anën ‘pro’ kanë qenë gjithmonë të ardhurat që shtetet mund të sigurojnë duke imponuar taksat mbi produktet dhe shërbimet e lidhura me kanabis. Vetëm në Kolorado, të ardhurat e krijuara përmes taksave barazohen me rreth 250 milionë dollarë në vitin 2017.
Siç tregon edhe grafiku, kjo është vetëm maja e ajsbergut. Duke përdorur normën aktuale të taksimit për produktet e duhanit në qytetet përkatëse, Seedo, në bashkëpunim me agjencinë ABCD, gjeti se cilat qytete do të përfitonin më shumë nga legalizimi i kanabisit.
Sa shumë financohen Sturt Up-et amerikiane që kanë të bëjnë me marijuanën?
Të premten e kaluar, duhanpirësit amerikanë të marijuanës u festuan “420”, e cila është bërë një festë jozyrtare për njohjen e drogës. Duhanpirësit në të vërtetë kanë shumë për të festuar këtë vit për shkak të trajektores së marijuanës në Shtetet e Bashkuara. Tani është e ligjshme për qëllime rekreative në nëntë shtete dhe 29 të tjerë kanë legalizuar marijuanën mjekësore. Me këto zhvillime tregu po fiton vrull serioz, dhe startupet e mirëfinancuara në këtë fushë po hyjnë në veprim.
Shumë prej tyre po përfitojnë nga një industri që ofron një gamë të gjerë mundësish që nga bujqësia deri tek inovacioni i kujdesit shëndetësor. Në fund të vitit 2012, Kolorado dhe Uashingtoni ishin shtetet e para që lobuan për të legalizuar marijuanën dhe deri në vitin 2015, fondet e zbuluara të tregut ishin 239 milionë dollarë. Kjo u rrit me shpejtësi në 593 milionë dollarë deri në 2017, sipas raportit të CB Insights ‘2018 Marijuana Trailblazers.
Raporti analizon financimin total në tregun e marijuanës në SHBA dhe gjithashtu hedh një vështrim në një përzgjedhje të startupeve që tërheqin fondet më të mëdha. Tilray është një prodhues i marijuanës mjekësore me bazë në Kanada dhe është financuar në shumën 47 milionë dollarë. Tweewinot Life Sciences është gjithashtu në kategorinë e kujdesit shëndetësor dhe ka një financim prej 19.3 milionë dollarë.. Kompanitë e tjera në listën e CB Insights janë të përfshira në bujqësi, të dhëna dhe njohuri, përmbajtje dixhitale dhe operacione.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.