Nga Gazeta’SI’ – Për vitin 2023, Shqipëria listohet në vendin e 91-të si forcë ushtarake nga 145 shtete të renditura. Pikët e Shqipërisë ë Indeksin Global të Fuqisë janë 1.8466 (0.0 janë pikët perfekte).
Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria është përmirësuar me 14 pozicione pasi renditej e 115-a në botë dhe e parafundit në rajon. Për këtë vit ajo renditet e dyta në rajon pas Serbisë në vendin e 58-të, me 0.9571 pikë. Kosova renditet e 134-ta nga 145 shtete të marra në konsideratë.

Shqipëria renditet një pozicion poshtë Irlandës dhe një pozicion më sipër Hondurasit. Fuqia më e madhe ushtarake në borë për 2023-shin cilësohet SHBA-ja, ndjekur nga Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, , Koreja e Jugut, Pakistani, Gjermania, Brazili, Japonia, Turqia, Franca, Italia.
Në vendet e fundit sipas renditjes janë: Butan, Kosova, Sierra Leone, Somalia etj.
Indeksi analizon numrin e ushtrisë, numrin e tankeve, anijeve, avionëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, niveli i financimit të sferës ushtarake, infrastruktura e transportit të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë. Indeksi nuk përfshin armët bërthamore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.