Nga Gazeta ‘SI’ – Subjektet turistike mund të përfitojnë ndihmë nga qeveria në masën 100%.
Sipas një udhëzimi nga ministria e Turizmit, nga turizmi i qëndrueshëm, tek inovacioni, ka disa kushte që duhet t’i plotësojnë subjektet veterane në fushën e turizmit.
Të promovojnë industrinë e turizmit për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës; të promovojnë produktet dhe destinacionet turistike, vlerat e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të vendit në përputhje me kalendarin turistik të aktiviteteve zbavitëse; të nxisin edukimin profesional të burimeve njerëzore të subjekteve që zhvillojnë veprimtari në fushën e turizmit, në funksion të rritjes së cilësisë dhe përmirësimin e shërbimit; të ndikojnë në digjitalizimin e industrisë së turizmit për të rritur efikasitetin e përpjekjeve për zhvillim të produkteve dhe shërbimeve inovative; si dhe të përmirësojnë kornizën e studimeve apo të modeleve të produkteve turistike.
Aplikimet mund të dërgohen në çdo moment gjatë vitit, thotë udhëzimi dhe i dorëzohen Agjencisë Kombëtare të Turizmit, që më pas ia kalo ministrit dhe ky i fundit i miraton ose jo.
Pagesat e përfituara nga fondi buxhetor do të kryhen 60% e vlerës, të paktën 5 ditë përpara fillimit të projektit dhe 40% e vlerës në përfundim të projektit, kundrejt dokumenteve që vërtetojnë zhvillimin dhe shpenzimet e kryera në shërbim të projektit.
Përfitimi financiar realizohet pasi të depozitohet shkresa drejtuar Drejtorisë së Financës, me të gjitha materialet financiare dhe promovuese të aktivitetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.