Nga Gazeta “SI”– Trashëgimia muzikore shqiptare do të performojë në skenën e një nga festivaleve më prestigjioze të verës franceze. Edicioni i sivjetëm i Festival du Périgord Noir, që mbahet nga 3 deri më 17 gusht në rajonin historik të Nouvelle-Aquitaine, i kushtohet Mesdheut me një fokus të veçantë mbi Shqipërinë.
Artisti i njohur Tedi Papavrami dhe sopranoja Besa Cane do të sjellin repertorë klasikë dhe bashkëkohorë, ndërsa skena e festivalit do të mirëpresë edhe emra të njohur të artit dhe kulturës shqiptare në mërgatë, si Anri Sala, Angelin Preljocaj dhe Ornela Vorpsi, të cilët do të marrin pjesë në diskutime dhe veprimtari të ndryshme artistike.

Në mes të gjelbërimit të Saint-Léon-sur-Vézère dhe në afërsi të shpellave parahistorike të Montignac-Lascaux, zëri i Shqipërisë do të rezonojë përtej kufijve, në një përballje kulturore që e vendos atë në qendër të hartës mesdhetare. Një ngjarje e rrallë për artdashësit dhe një mundësi e veçantë për të përjetuar artin shqiptar në një kontekst evropian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



