Ekonomi

Shqipëria dhe Kosova me normën më të lartë të të rinjve që nuk punojnë

Nga Gazeta ‘SI’ – Të rinjtë shqiptarë shfaqin papunësinë më të lartë ndër vendet e Europës Lindore.

Sipas të dhënave nga Banka Botërore, Kosova dhe Shqipëria kanë normat më të larta të të rinjve që janë jashtë tregut të punës, respektivisht 30% dhe 20%.

BB thekson se shifrat janë reflektim i një tregu informal pune, ku të rinjtë mund të jenë të angazhuar por të paregjistruar ose punësim i përkohshëm.

“Shumë të rinj janë të punësuar në pozita të pasigurta, joformale ose të përkohshme, ku u mungon stabiliteti i punës, përfitimet dhe mundësitë për avancim në karrierë. Problemi reflekton dobësitë strukturore, mundësitë e kufizuara të punësimit dhe mungesën e harmonizimit ndërmjet sistemeve arsimore dhe nevojave të tregut të punës”, analizon Banka.

I njëjti raport thekson se i gjithë rajoni po vuan pasojat e mungesës së fuqisë punëtore dhe kualifikimit. Duke përmendur emigracionin si një faktor që ka dobësuar tregun e punës, BB thotë se më shumë se 40% njerëzve të lindur në Shqipëri janë zhvilluar jashtë kufijve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë