Nga Gazeta ‘SI’ – Hyrje-daljet në Shqipëri raportohen të larta edhe për muajin nëntor me një rritje të ndjeshme nga një vit më parë.
Gjatë nëntorit u shënuan rreth 1.1 milionë hyrje duke arritur në total mbi 15.7 mln hyrje për të gjithë vitin.
Daljet raportohen 1.07 mln vetëm për nëntorin dhe 15.4 mln për vitin.
Në të dy treguesit dominojnë shtetasit e huaj, pra turistët, por rritje të ndjeshme ka edhe treguesi i lëvizjes së shqiptarëve.
Për nëntorin që përkon dhe me festat kombëtare, në Shqipëri hynë 552 mijë shqiptarë dhe dolën 554 mijë.
Origjina e të huajve që vizituan Shqipërinë nga janari në nëntor 2023 është kryesisht Europa, por vërehet një rritje e atyre nga Afrika, SHBA dhe Azia Lindore.
Sipas qëllimit, pushimet ishin arsyeja kryesore e të huajve që erdhën në Shqipëri. Rritje ka edhe numri i personave që e përdorin Shqipërinë për tranzit si edhe për biznese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.