Para

Shqipëria ‘cashless’ – Paraja jashtë bankave në nivele rekord

Nga Gazeta ‘SI’ – 463.3 miliardë lekë qarkulllojnë në Shqipëri, jashtë sistemit bankar.

Shifrat e fundit ga Banka e Shqipërisë, që i referohen muajit tetor tregojnë një stabilitet të parasë së thatë, pavarësisht tentativave për ta reduktuar atë.

Një nga planet më të rëndësishme të qeverisë Rama 4 është pikërisht plani i uljes së parasë cash. Paketa Fiskale e sapomiratuar vendos një kufi pagese me para në dorë deri në 500.000 lekë për individët dhe 150 mijë lekë për bizneset. Kufiri u kundërshtua nga institucionet financiare, duke thënë se në fakt, një tavan kaq i lartë e stimulon cash-in dhe jo e zhduk atë. shoqata e bankave kërkon një kufi rreth 600 euro ose 60 mijë lekë.

Vetë kryeministri Edi Rama pushtoi mediat botërore kur shprehu ambicien e tij për një ekonomi “cashless” – pa para të thata.

Indeksi europian, që mat përhapjen e parasë së thatë në botë, Shqipëria renditej ën vendin e katërt nga 100 shtete, me një përdorim të cash-it në masën 90%.

Banka raporton se edhe agregatët e tjerë monetarë janë rritur.

M3 që njihet si paraja e gjerë u rrit në 1.92 trilionë lekë, nga 1.91 trilionë lekë që ishte në muajin shtator.

Sipas shifrave të BSH-së, në tetor 2025, agregati M1 (paraja jashtë korporatave depozituese plus llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat në lekë të rezidentëve jobanka, pa qeverinë) është shtuar me rreth 5 mld lekë nga shtatori dhe raportohet 930 mld lekë.

Agregati M2, ku përfshihen paratë jashtë korporatave depozituese, plus depozitat me afat në lekë të rezidentëve jobanka, është rritur me 8 miliardë lekë brenda një muaji duke prekur vlerën e 1.151 trilion lekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë