Nga Gazeta ‘SI’ – Një vendim i fundit i qeverisë, i hap rrugë privatizimit të pronave për investitorët strategjikë.
Me anë të një VKM-je, qeveria vendos që çdo përfitues i tokave me kontratën “1 euro” dhe që ka investuar mbi 5 milionë euro aty, mund ta privatizojë truallin me çmim reference.
“Ministri përgjegjës për ekonominë nxjerr urdhrin për përfshirjen në procedurë privatizimi të pronës shtetërore, objekt kontrate të dhënë me qira me tarifë 1 euro/kontrata, me sipërfaqe mbi 500 (pesëqind) m2, përpara përfundimit të kontratës së qirasë. Kur në pronën shtetërore të dhënë me qira 1 euro, subjekti ka investuar mbi 5 milionë euro, atëherë atij i lind e drejta e privatizimit të drejtpërdrejtë të truallit me çmimet e përcaktuara në hartën e çmimeve të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave,” thuhet në vendimin e qeverisë.
Zonat më të prekura nga nisma “1 euro” janë ato të bregdetit në Jug, kryesisht Himarë ku janë bërë dhjetëra investime miliona euroshe nga subjektet private. Së fundmi, nisma do të zgjerohet dhe në Veri e zonat më malore më atë që quhet “Paketa e Maleve”, ku për 1 euro qeveria do të lejojë investimet private në zona të pazhvilluara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.