Art dhe Kulture

Shpëtohet tavolina e “Harry Potter” në kafenenë e përfshirë nga zjarri

Një tavolinë kafeneje ku JK Rowling shkroi disa pjesë të librave të saj “Harry Potter” është shpëtuar nga një zjarr i madh, i cili shkatërroi ndërtesën.

Zjarri në urën George IV i Edinburgut muajin e kaluar dëmtoi rëndë banesën dhe bizneset përfshirë kafenenë “The Elephant House”.

Pronari i kafenesë David Taylor tha se ishte “jashtëzakonisht i lehtësuar” kur e gjeti tryezën e përdorur nga shkrimtarja Rowling mes rrënojave. Ai tha se tryeza kishte pësuar dëmtime nga uji dhe tymi, por do të restaurohej.

Kafeneja “Elephant House” ishte një nga dy të përdorurat rregullisht nga Roëling kur ajo po shkruante historitë e djalit magjistar në mesin e viteve ‘90.

Ajo shkroi në kafenenë “Elephant House” në vitet  1996 dhe 1997, pasi u botua libri i saj i parë “Harry Potter” dhe shpesh ulej në tryezën antike prej druri.

Seria “Harry Potter” dhe “Elephant House”

Popullariteti i qëndrueshëm i serisë së “Harry Potter” ka bërë që “Elephant House” të jetë një kafene popullore për fansat e serisë së librave.

Por pronari i kafenesë, Taylor i tha BBC se do të kalojë rreth një vit para se ajo të mund të rihapet.

Besohet se zjarri filloi në kafenenë Patisserie Valerie ngjitur – e cila gjithashtu ka një bodrum që shkon nën kafenenë “ The Elephant House”.

Alarmi u ngrit pak pas orës 6:00 të 24 gushtit nga një pastruese në kafene.

Një zjarrfikës u dërgua në spital pas zjarrit, banesat u evakuuan dhe rruga u mbyll për një javë.

Dhoma e përparme e “Elephant House” u përfshi nga flakët dhe dhoma e pasme, e cila përfshinte tryezën e Rowling, u dëmtua nga tymi dhe uji.

Gjashtëdhjetë zjarrfikës e kanë shuar zjarrin

Taylor tha se atij sapo i ishte lejuar të hynte në kafene sepse punimet e përkohshme strukturore të brendshme po kryheshin për ta bërë të sigurt brenda.

“Fatmirësisht kam gjetur tryezën e JK Rowling mes rrënojave dhe megjithëse është dëmtuar nga uji dhe tymi, ishte në dhomën e pasme kështu që mund të shpëtohet. Do të shkoj te restauruesit dhe unë jam aq i lehtësuar që kjo pjesë e historisë është ruajtur”, është shprehur pronari i kafenesë.

Ndërkohë, ai tha se një libër i vlefshëm i nënshkruar i Harry Potter ende mungonte.

“Ka grumbuj rrënojash kudo, kështu që unë shpresoj se është nën njërën prej tyre”, është shprehur ai. “Unë kam filluar kërkimin”.

Taylor, i cili ka në pronësi kafenenë e pavarur për 25 vjet, tha se tryeza e JK Rowling, të cilën e bleu në një dyqan antik, kishte qenë atje që kur u hap.

Ai tha: “Të jesh jashtë biznesit për rreth një vit është thjesht shkatërruese dhe të thuash se jam i mërzitur është një nënvlerësim, është shumë e trishtueshme”.

“The Elephant House” merr emrin nga qindra piktura elefantësh, karrige dhe objekte të artit.

Ajo ishte mësuar të shkruante aty.

“Kjo ishte një hapësirë e bukur me një pamje vërtet të mrekullueshme”, ka thënë shkrimtarja.

“Unë u takova me pronarin vite më vonë dhe ai më tha ‘Ti kurrë nuk do të hysh më’”, tha Rowling.

“Në një botë ëndrrash unë ende do të hyja atje, por thjesht nuk është e mundur nga ana njerëzore të hysh atje dhe të shkruash. Më duhej të ndaloja së shkruari në kafene. Me të vërtetë më pëlqente, por thjesht nuk mundja më”, është shprehur shkrimtarja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë