Gazeta Si – Katër alpinistë serbë janë shpëtuar këtë të diel në Theth, pasi kishin rrëshqitur në një zonë malore të Valbonës.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka njoftuar se ata janë marrë nga dy helikopterë, pasi kishin rrëshkitur gjatë kalimit nga Valbona në Theth. Një prej tyre kishte marrë lëndime në trup.
“Efektivët e Forcës Ajrore, me dy helikopterët AB 206 dhe EC 135 kanë transportuar me sukses 4 alpinistët serb të cilët gjatë kalimit nga Valbona në Theth kanë rrëshkitur, duke marrë lëndime në trup”, njoftoi Peleshi.
Një prej të plagosurve është transportuar drejt Spitalit të traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa 3 të tjerët fatmirësisht nuk kanë lëndime
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.