Tri ditë pas shpërthimit të fuqishëm në një pikë karburanti në aksin rrugor Lezhë-Laç, inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial kanë vendosur ta bllokojnë atë.
Gjatë shpërthimit, sipas Inspektoriatit, sistemi i sigurisë u prish, kështu që pika e karburantit do të bllokohet përkohësisht derisa të rregullohet. Grupi inspektorëve shkoi në mesditë për ta bllokuar atë.
Nga shpërthimi i bombolës së gazit që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve mbetën të plagosur shtatë persona, mes tyre edhe dy vajza të mitura, 2 dhe 5 vjeç.
Dy prej të plagosurve u shtruan në QSUT në Tiranë, ndërsa sipas mjekëve ata kanë marrë dëmtime të shumta në pjesët e trupit.
Fillimisht, policia mori masa duke vendosur perimetrin e sigurisë e largimin e të gjithë qytetarëve nga perimetri i sigurisë, si dhe bllokimin e aksit rrugor duke i menaxhuar e drejtuar për në akse të tjera lëvizjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



