Ka ndodhur

Shpërthimi me eksploziv në tarracën e një lokali në Velipojë, arrestohet 28-vjeçari

Gazeta Si - Policia në Shkodër ka zbardhur ngjarjen në fshatin Rrjoll në Velipojë, ku u vendos lëndë eksplozive në tarracën e një lokali dy javë më parë.

Në një njoftim thuhet se është arrestuar 28-vjeçari Erison Gjeka, i cili është një nga autorët e vendosjes së lëndës eksplozive, teksa po vijon puna për kapjen e autorit tjetër.

Sakaq, 28-vjeçari ka qenë me precedent të theksuar kriminalë në fushat e krimeve kundër personit dhe pronës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë