Lajme

Shpërthimi i Hajdarit nga foltorja: Ndaleni këtë seancë të shëmtuar

Asnjëherë më shumë, deputetja Rudina Hajdari nuk kishte ngritur zërin në Kuvend, aty ku paralelisht po votohej për ndryshimet në Kodin e ri Zgjedhor, e ku ajo është kundër, duke kërkuar hapjen 100% të listave.

Hajdarit i është ndërprerë fjala, (për shkak të mbarimit të kohës) ndërsa vetë ajo nuk pranoi të liroje foltoren, duke kërkuar ndërprerjen e seancës.

“Ju garantoj që këtë muaj shtator nuk kam reshtur duke iu takuar dhe duke marrë mendimet tuaja, dhe unë sot flas për ata shqiptarë që janë treguar shumë më të mençur se ata që kam takuar në këtë sallë. Ata e dinë shumë mirë që në këtë sallë ka vetëm mashtrime, këtu bëhen vetëm pazare, e dinë që kur kjo seancë përfundon, shumica ulen dhe bëjnë pazare dhe e shesin veten si patriot. Ka qenë kjo sallë plenare ku në 1992 i premtuat shqiptarëve që do të dënoni krimet e komunizmit, i mashtruat se nuk i bëtë, po unë jam me ata që janë të zhgënjyer se ju nuk e bëtë këtë, ka qenë kjo sallë ku ju u thatë shqiptarëve futini lekët në firma piramidale dhe e çuat vendit në tmerret më të mëdha që kanë kaluar, jam me ata që janë të zhgënjyer se ju i mashtruat ka qenë kjo sallë në 1998 se do ua kthenit lekët e humbura në firmat piramidale. Ka qenë kjo sallë prej 30 vitesh që u ka thënë shqiptarëve që në 2001 se do futeni në BE. Sot është 2020 dhe ja ku jemi sot. Sot shqiptarët po ikin me kamion në Angli dhe Holandë”, tha Hajdari

Ajo kërkoi që të ndalet seanca, sipas saj, e turpshme.  

“Mos u hiqni si patriot sikur e doni këtë vend, ju bëj thirrje reflektoni, ndaleni këtë seancë të turpshme që iu bëni qytetarëve, se jemi këtu për ata dhe jo për një grup njerëzish. Hapni listat se Kodi Zgjedhor ndryshohet një herë jo sa herë keni qejf ju, jepini mundësinë shqiptarëve të votojnë atë që duan… Reflektoni deputetë, ndaloni këtë seancë dhe mos u bëni pjesë e këtij aktrimi të shëmtuar…”, tha Hajdari e cila është replikuar për disa minuta nga ministrja Elisa Spiropali


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë