Lajme

Shpërthim në pikën e transfertave të parave në Tiranë, vetëm dëme materiale

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë.

Policia njofton se lënda plasëse është vënë afër murit rrethues të një objekti që shërben si pikë transferte monetare.

Mësohet se pika e transfertës monetare është në pronësi të shtetasit P. K dhe në afërsi të banesës në pronësi të po këtij shtetasi dyshohet të ketë shpërthyer lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë