Bota

Sulm terrorist pranë Ministrisë së Brendshme në Ankara, vriten dy policë e një prej agresorëve (video momenti i sulmit)

Turqia është tronditur nga një sulm terrorist në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Si pasojë e sulmit terrorist kanë humbur jetën 2 policë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur lehtë.

Disa media turke raportojnë se shpërthimi është përcjellë me disa shtëna armësh. Sipas burimeve nga CNN Turk, shpërthimi ndodhi në një automjet ngjyrë gri. Gjithashtu mësohet se pas shpërthimit ka pasur edhe të shtëna armësh.

Shkaku i shpërthimit në afërsi të Parlamentit turk dhe ministrisë së Brendshme, nuk dihet akoma.

Dy ishin agresorët, njëri prej të cilëve vdiq pasi hodhi veten në erë me bombë, ndërsa tjetri u neutralizua nga efektivët e policisë. Dy terroristët shkuan pranë Ministrisë së Brendshme me një automjet gri dhe njëri prej tyre shpërtheu bombën. Forca të shumta policie dhe autoambulanca shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, në deklaratën e tij në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, ndërsa i uroi shërim të shpejtë efektivit të plagosur.

“Rreth orës 09:30, dy terroristë të cilët erdhën me një automjet para portës së hyrjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Ministrisë sonë të Punëve të Brendshme, kryen një sulm me bombë. Njëri nga terroristët hodhi veten në erë, ndërsa terroristi tjetër u neutralizua. Gjatë zjarrit u vranë dy policë. Pjesëtari ynë u plagos lehtë. Uroj shërim të shpejtë për heronjtë tanë”, shkroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë